




1X Specialist për Social Media (Remote)
Për ekipin tonë te Plus Homes po kërkojmë një specialist për Social Media, kreativ dhe shumë të motivum, që din me kriju përmbajtje, me editu foto dhe me ndihmu në Backoffice.
Detyrat tua:
- Krijimi dhe menaxhimi i përmbajtjes kreative për rrjete sociale (Instagram, Facebook, LinkedIn, TikTok)
- Editimi profesional i fotove dhe grafikave (Adobe Photoshop, Lightroom etj.)
- Përkrahje e Lead Manager-it në Backoffice (menaxhim i CRM, komunikim me klientë)
- Përkrahje në punë administrative ditore
- Komunikimi dhe përkujdesja telefonike për klientët (Calls, Follow-ups)
Profili yt:
- Përvojë në marketing dhe krijim përmbajtjesh në Social Media
- Njohuri shumë të mira në editimin e fotove (Adobe Photoshop, Lightroom)
- Përvojë me sisteme CRM dhe Office 365
- Përvojë në komunikim telefonik me klientë
- Njohuri të gjuhës gjermane janë avantazh, por jo patjetër të domosdoshme
- Aftësi shumë e mirë me punu vetë, organizim dhe përgjegjësi
Kushtet e punës:
- Punë me orar të plotë (40 orë/javë)
- Remote / Home Office me thirrje të rregullta online
- Vetëm si punë primare (jo punë e dytë apo e pjesërishme)
Çka ofrojmë:
- Bashkëpunim afatgjatë në një ekip dinamik
- Detyra të ndryshme me mundësi për zhvillim
- Orar fleksibil me punë prej shtëpisë
Me kënaqësi e presim aplikimin tënd. Na dërgo dokumentet e aplikimit, bashkë me pritshmëritë për pagë dhe datën më të hershme kur mundesh me fillu punën, në e-mail:
info@plus-homes.com
+383 48 247 365

1X Menaxher/e e Leads / Eksperte e shitjes (Remote)
Për ekipin tonë në Plus Homes po kërkojmë menjëherë një Menaxhere të Leads dhe Eksperte të shitjes që ka eksperiencë në Backoffice dhe sektorin e patundshmërive (Real Estate) për punë remote.
Detyrat tua:
- Me u kujdes aktivisht për klientët ekzistues dhe potencialë (Lead Management)
- Menaxhimi dhe përditësimi i të dhënave të klientëve në sistemin CRM
- Mirëmbajtja e komunikimit të shkruar (E-Mail, WhatsApp etj.) me klientë
- Me i caktu dhe koordinu terminët për vizita të pronave me klientë
- Telefonata me klientë potencialë dhe Hot Leads
- Korrespondenca dhe koordinimi me agjentë të patundshmërive
- Mbështetje dhe koordinim i punëve administrative (Backoffice)
- Sigurimi i kujdesit profesional dhe kënaqësisë së klientëve
Profili yt:
- Përvojë e dëshmuar në shitje dhe menaxhim të Leads, preferohet në sektorin e patundshmërive
- Përvojë me sisteme CRM
- Aftësi shumë të mira komunikimi (me shkrim dhe gojë)
- Njohuri të gjuhës gjermane janë të domosdoshme (të paktën nivel i mirë në të shkruar dhe folur)
- Besueshmëri dhe aftësi shumë e mirë organizative
- Aftësi me punu vetë dhe në mënyrë të përgjegjshme në formë remote
Ne ofrojmë:
- Bashkëpunim afatgjatë me orar fleksibil (remote)
- Punë interesante dhe dinamike në një kompani në rritje
- Mundësi për iniciativa dhe ide të reja
Presim me kënaqësi aplikimin tënd. Të lutemi me na dërgu dokumentet e plota të aplikimit, bashkë me pritshmëritë për pagën dhe datën se kur mundesh me fillu punën, në email:
info@plus-homes.com
+383 48 247 365